Prej sot fillon viti i ri shkollor 2017/2018. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.
Gjylie Balaj – drejtoreshë e shkollës fillore “Faik Konica” , për emisionin e mëngjesit të RTK-së “Mirëmëngjesi Kosovë” , tha se janë të gatshëm si shkollë si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo teknike të presin nxënësit e tyre.
“Ne sot jemi me emocione të përziera në pritje të nxënësve të fillojnë vitin e ri shkollor. Nga ana tjetër mësimdhënësit kanë hartuar planprogramet duke bashkëpunuar me shkolla tjera të qytetit”, tha Balaj.
Ndërsa sa i përket anës teknike, shkollës “Faik Konica”, i është shtuar edhe një aneks tjetër shtesë, gjë që bën që puna teknike të bëhet edhe në praktikë.
“Gjatë stinës së verës shkolla jonë nuk ka pushuar. Pajisja e saj me 6 laboratorë është lehtësim për zhvillimin e mësimit si për arsimtarët gjithashtu edhe për nxënësit. Gjithashtu, problemi tjetër që kemi zgjidhur është edhe ndriçimi komplet i shkollës”, pohoi Balaj.
Ndërsa Sheribane Bahtiri – arsimtare e edukatës qytetare, tha se rëndësia e kësaj dite shënon një emocion të veçantë si për fëmijët, prindërit gjithashtu edhe për mësimdhënësit.
“Numri i nxënësve që janë regjistruar këtë vit ka shënuar rritje në krahasim me vitet tjera. Kemi bashkëpunuar me arsimtarë duke hartuar planprogramet si dhe shkollën “Xhemajl Mustafa”, tha Bahtiri.
Ato për fund thanë se presin nga nxënësit bashkëpunim, të jenë të hapur dhe komunikativ në idetë apo brengat që ata kanë.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari