Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse për nismën e miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Sipas njoftimit të kësaj sindikate, dorëzimi i nënshkrimeve do të bëhet tek kryeparlamentari Glauk Konjufca në orën 10:00.
“Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut./Arbresh.info
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...