Ridizajnimi i koalicionit PAN shmang zgjedhjet e parakohshme

11:51 | 1 Shkurt 2019
M. A.

Vendi është në rrezik të shkoj në zgjedhje të parakohshme për shkak të mos pajtueshmërisë sa i përket vendimit për taksën.

Ndër zgjidhjet për t’iu shmangur zgjedhjeve është edhe dorëheqja e  kryeministrit Haradonaj dhe propozimi i një kandidati të ri.

Kështu e sheh zgjidhjen e kësaj situate njohësi i çështjeve politike, Donik Sallova duke thënë se në këtë marrëveshje  të PDK-së mund të përfshihet edhe LDK dhe PSD.

“Nëse PDK vendose te tërhiqet nga qeveria dhe për pasoje qeveria bie, atëherë PDK, si partia më me se shumti deputet në PAN, ndoshta edhe në përkrahjen e deputeteve të Nismës, mund t’ia ofroje presidentit një kandidate te ri për kryeministër i cili do te mbështetej në një shumice të re parlamentare, e cila mund te përfshinte edhe LDK dhe PSD. Kështu do themelohej një qeveri me bazë të gjerë e cila do të qeveriste deri ne përmbylljen e dialogut ne Serbinë”, ka thënë ai për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale