Google ADS

Rezultatet e fazës së dytë nga projekti “ATOMI”

15:23 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Rangimi i kandidatëve pas testimit të dytë është bazuar në rezultatet e arritura nga kandidatët në të dy testet.

Rangimi nuk është bërë në bazë të pikëve mesatare e as në bazë të mbledhjes së pikëve të të dy testeve. Kjo për faktin se dikush që arrin pikë të larta apo maksimale në një test inteligjence, nuk e arrin atë rezultat rastësisht, por e arrit atë sepse e ka atë potencial. Ky parim vlen pavarësisht nëse i njëjti person arrit pikë më të ulëta në një test tjetër, meqë aty mund të interferojnë shumë faktorë, si: motivimi, interesimi, gjendja shëndetësore, gjendja emocionale, disponimi, etj.. Dhe pikërisht për këtë arsye ne ju kemi dhënë së paku dy mundësi për testim të gjithë kandidatëve.

Andaj, kriter vendimtar për këtë rangim janë pikët larta apo maksimale të arritura nga kandidatët në të dy testet, apo së paku në njërin nga testet. Më konkretisht:

–          Kandidatët që kanë arritur pikë të rangut të parë (145) në testin e parë dhe pikë të rangut të parë (99) në testin e dytë – kualifikohet për fazën e tretë të testimit.

–          Kandidatët që kanë arritur pikë të rangut të parë (145) në testin e parë dhe çfarëdo rezultati në testin e dytë – kualifikohet për fazën e tretë të testimit.

–          Kandidatët që kanë arritur pikë të rangut të parë (99) në testin e dytë dhe çfarëdo rezultati në testin e parë – kualifikohet për fazën e tretë të testimit.

–          Kandidatët që kanë arritur pikë të rangut të dytë (140) në testin e parë dhe pikë të rangut të dytë (98) në testin e dytë – kualifikohet për fazën e tretë të testimit. 

Rrjedhimisht, kandidatët që nuk kanë arritur pikë të rangut të parë së paku në njërin nga testet (145 në testin e parë ose 99 në testin e dytë), apo së paku nuk kanë arritur pikë të rangut të dytë në të dy testet (140 në testin e parë dhe 98 në testin e dytë), nuk kualifikohen për faza të mëtutjeshme.

Për të parë rezultatet, shih tabelat në vazhdim:

Kandidatët që kualifikohen për fazën e tretë të testimit

Kandidatët që nuk kualifikohen për fazën e tretë të testimit

 

SQARIME SHTESË

Kandidatët që janë kualifikuar për fazën e tretë të testimit do të kontaktohen personalisht përmes telefonit gjatë muajit mars dhe prill, me ç’rast do të informohen në detaje rreth vendit, ditës, datës dhe kohës së testimit të tretë.

Për ligjëratat që do të organizohen nëpër regjione (për të gjithë kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të testimit – 550 kandidatët) në lidhje me Orientimin Profesional do të informoheni së shpejti përmes ueb faqes apo e-mailit.

Nëse dikush ka nevojë për sqarime shtesë, atëherë na shkruani në e-mail ([email protected]) ose na kontaktoni në telefon (045 460 320 ose 038 60 33 02) gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) gjatë orarit të punës prej orës 10:00-15:00. Normalisht, ata që dëshirojnë takim me ne, mund të na kontaktojnë në telefon dhe të caktojnë termin për të ardhur në zyrën tonë në Prishtinë.

Andaj, edhe njëherë ju lusim që për çfarëdo pyetje, komenti apo sqarimi në lidhje me rezultatet të përdorni mënyrat e lartpërmendura të komunikimit dhe jo Facebook-un, meqë Facebook është platformë e hapur dhe joformale e komunikimit dhe rrjedhimisht nuk na lejohet që të komentojmë aty. Luteni që ta respektoni këtë kërkesë tonën!

Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,

Projekti ATOMI

_______________________________________________________________________________________________

 REZULTATET E FAZËS SË PARË TË SELEKSIONIMIT DHE ORARI I TESTIMIT PËR FAZËN E DYTË

 REZULTATET E FAZËS SË PARË

Ashtu siç jeni informuar me rastin e hyrjes në testim, të gjithë ata që kanë arritur 115 pikë (e më shumë) në testin e parë përzgjidhen për të vazhduar në fazën e dytë të seleksionimit (testimit). Bazuar në kriterin e sipërpërmendur, janë përpunuar rezultatet dhe del që 549 kandidatë do të ftohen për fazën e dytë të seleksionimit (testimit).

Tabelat me rezultatet e kandidatëve i keni në vazhdim:  

Kandidatët që kalojnë në fazën e dytë të seleksionimit

Kandidatët që nuk kalojnë në fazën e dytë të seleksionimit

ORARI PËR FAZËN E DYTË TË TESTIMIT

Ata që kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit dhe të cilët do të marrin pjesë në testimin e dytë, nuk do të kontaktohen me telefon për t’u informuar rreth detajeve të orarit të testimit, meqë orari tashmë është i publikuar këtu në ueb-faqe.  

Prandaj, luten ata që do të marrin pjesë në testimin e dytë që ta shikojnë orarin për testimin e dytë dhe ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në testim përmes e-mailit: [email protected].

Konfirmimi përmes e-mailit është i domosdoshëm dhe luteni që ta bëni konfirmimin sa më parë. Kur të dërgoni e-mail, mjafton që aty tek titulli (subject) i e-mailit ta shënoni kodin tuaj dhe ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në testimin e dytë. P.sh. “Kodi 2853 – E konfirmoj pjesëmarrjen në testimin e dytë”.

 Sa i përket fazës së dytë të testimit, testimi do të organizohet në 4 regjione të Kosovës. Më konkretisht:

–          Për kandidatët nga komunat e regjionit të Pejës, të cilët kanë kaluar në fazën e dytë, testimi i dytë do të organizohet në Pejë, përkatësisht në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Pejë (aty ku është mbajtur testimi i parë). Për të gjitha detajet e testimit për kandidatët nga ky regjion, shih më poshtë ose kliko këtu.

–          Për kandidatët nga komunat e regjionit të Gjakovës, të cilët kanë kaluar në fazën e dytë, testimi i dytë do të organizohet në Gjakovë, përkatësisht në Kolegjin UNIVERSUM në Gjakovë (aty ku është mbajtur testimi i parë). Për të gjitha detajet e testimit për kandidatët nga ky regjion, shih më poshtë ose kliko këtu.

–          Për kandidatët nga komunat e regjionit të Prizrenit, të cilët kanë kaluar në fazën e dytë, testimi i dytë do të organizohet në Prizren, përkatësisht në Kolegjin FAMA në Prizren (aty ku është mbajtur testimi i parë). Për të gjitha detajet e testimit për kandidatët nga ky regjion, shih më poshtë ose kliko këtu.

–          Për kandidatët nga komunat e regjionit të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Mitrovicës, të cilët kanë kaluar në fazën e dytë, testimi i dytë do të organizohet në Prishtinë, përkatësisht në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë (Fakulteti Filozofik gjendet afër Bibliotekës Kombëtare). Për të gjitha detajet e testimit për kandidatët nga këto regjione, shih më poshtë ose kliko këtu.

Orari i testimit për kandidatët e komunave të regjionit të Pejës që kanë kaluar në fazën e dytë

Orari i testimit për kandidatët e komunave të regjionit të Gjakovës që kanë kaluar në fazën e dytë

Orari i testimit për kandidatët e komunave të regjionit të Prizrenit që kanë kaluar në fazën e dytë

Orari i testimit për kandidatët e komunave të regjionit të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Mitrovicës që kanë kaluar në fazën e dytë

 

SQARIME SHTESË

 Të gjithë ata që e kanë harruar kodin e tyre duhet të thërrasin në telefon (045 460 320 ose 038 60 33 02) gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) gjate orarit të punës prej orës 10:00-15:00. Luteni që ta respektoni këtë orar për telefonata!

 Nëse dikush ka nevojë për sqarime shtesë, atëherë na shkruani në e-mail ([email protected]) ose na kontaktoni në telefon (045 460 320 ose 038 60 33 02) gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) gjatë orarit të punës prej orës 10:00-15:00. Normalisht, ata që dëshirojnë takim me ne, mund të na kontaktojnë në telefon dhe të caktojnë termin për të ardhur në zyrën tonë në Prishtinë.

Andaj, edhe njëherë ju lusim që për çfarëdo pyetje, komenti apo sqarimi në lidhje me rezultatet të përdorni mënyrat e lartpërmendura të komunikimit dhe jo Facebook-un, meqë Facebook është platformë e hapur dhe joformale e komunikimit dhe rrjedhimisht nuk na lejohet që të komentojmë aty. Luteni që ta respektoni këtë kërkesë tonën!

 Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin tuaj!

 Projekti ATOMI

Shpërndaje në rrjete sociale