Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Singaporit, ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është pritur në takim në Ministrinë e Arsimit të Singaporit nga znj.Lian Hui dhe përfaqësues të lartë të ministrisë.
Gjatë takimit, ministri u njoftua në detaje rreth sistemit të arsimimit dhe aftësimit profesional në Republikën e Singaporit, mbështetjes dhe programeve që ofron ministria, sidomos në aftësimin e të rinjve dhe fuqizimin e tyre me qëllim që të fillojnë planifikimin për karrirë, qysh nga fazat e hershme të shkollimit.
Ministri Reçica u shpreh i impresionuar me sistemin e mirëfilltë të arsimimit dhe aftësimit profesional të këtij shteti dhe tha se Kosova do të përpiqet të përfitojë praktikat më të mira nga Singapori.Reçica zhvilloi takim edhe në Agjencinë e Punësimit të Singaporit, ku u informua rreth programeve dhe metodave që ata aplikojnë në aftësimin dhe riaftësimin profesional të të rinjve, avancimin e komunikimit në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe ndërlidhjen më të mirë të tyre, si dhe mbështetjen e punëkërkuesve drejt vendeve të reja të punës dhe orientimit të duhur në karrierë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...