Qeveria organizon gara për nxënësit, u ndan mbi 35 mijë euro

10:35 | 9 Nëntor 2018
M. A.

Qeveria e Kosovës ka prezantuar projektin nacional për rini, përmes së cilit nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe studentët do të kenë mundësi që të garojnë me moshatarët e tyre pa dallime etnike, shkruan arbresh.info

Ky program iu jep mundësinë që të shfrytëzojnë aftësitë e tyre për diturinë, për kreativitet dhe mendim kritik, dhe shkathësit në sport.

Nxënësit me të mirë do t’u ndahen mjete mbi 35 mijë euro nga Qeveria e Kosovës dhe pastaj ata do të përfaqësojnë Kosovën në gara ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoj nga BE që t’i hap dyert për rininë kosovarë.

“Është rinia më e izoluar në Bashkimin Europian po presim se si do të reflektoj BE ndaj këtij thesari që është edhe për vet Europën. Do të shohim se a do ti jap mundësi kësaj rinie t’i sheh vendet e zhvilluara. Rinisë së Kosovës i kemi mbetur borxh sepse duhet të bëjmë më shumë që t’i përgatisim ata për tregun e punës”, tha Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky program do të ishte një nxitje për rininë kosovare ku sipas tij nga këto gara mund të dalin liderët e ardhshëm.

“Na këto gara mund të lindin liderë të ardhshëm. Këto gara iu japin mundësin atyre që ti tregojnë shkathësit e tyre dhe kjo i bënë ata më të dalluar dhe veçuar. Lanqimi i programit nacional po i jep një kornizë si do të ndodhin brenda nesh disa programe garuese”, tha Haradinaj.

Në këtë program do të përfshihen të gjithë nxënësit pavarësisht komuniteteve./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/755160641512185/?notif_id=1541754426434150&notif_t=live_video_explicit

 

Shpërndaje në rrjete sociale