Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka kërkuar nga SBASHK-u, që të kenë durim dhe mos të nguten me paralajrmimet për greva.
Sipas Pupovcit, të gjitha palët duhet të ulen e të diskutojnë se sa ka rezerva shteti dhe jo të nguten me paralajmërime për greva.
“Adresa e SBASHkut është Ministria e Arsimit. Ne kemi takime të rregullta më ta dhe ata kanë shprehur shqetësime për Ligjin për paga dhe sipas informacioneve që kemi është duke u punuar në këtë drejtim. Edhe SBASHK duhet të tregoj durimin e tyre. Ne do të bëjmë çmos që mos të vije deri bllokada. Ne duhet të ulemi e të diskutojmë se cilat janë rezervat e shtetit dhe duhet të diskutojmë”, tha Pupovci në pyetjen për paralajmërimin e grevave në sistemin arsimor shkaku i Ligjit të pagave.
Këto komente ai i bëri në një konferencë për media ku bëri të ditur se procesi mësimor po vazhdon i rregullt derisa theksoi se shkaku i mbajtjes së zgjedhjeve të hënën në disa shkolla do të mbahet mësimi online.
SBAShK-u ka paralajmëruar për sot, mbledhje me përfaqësuesit sindikal të të gjitha niveleve të arsimit për të diskutuar veprimet e mëtutjeshme në lidhje me kërkesën e tyre për Ligjin për pagat./arbresh.info/
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...