Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) është shprehur e shqetësuar me vendimin e European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR) e cila ka vendosur ta përjashtojë Agjencinë e Kosovës për Akreditim për shkak të shkeljes së standardit të pavarësisë institucionale.
Sipas ORCA-s, kjo ka ardhur për shkak të kërkesës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkarkimin e Bordit dhe ushtruesit të detyrës, pa dhënë asnjëherë sqarimet e nevojshme.
Në komunikatën zyrtare të EQAR thuhet se ministri ka dështuar të ofrojë prova për “mospërmbushje të detyrimeve” dhe “parregullsi” të bordit të shkarkuar, duke u thirrur në të “dhëna konfidenciale” të kryeministrit për “parregullsi” të disa anëtarëve të Bordit të AKA.
ORCA në kohën e shkarkimit të bordit pati kërkuar nga Kryeministri i Republikës sqarim publik për një javë rresht, por asnjë përgjigje nuk është dhënë as nga kryeministri e as nga vartësit e vet.
Tani që Kosova ka filluar të pësojë nga vendimet e tij të pamenduara, ORCA mendon se është koha që kryeministri t’i bëjë publike të “dhënat konfidenciale” për veprimtaritë e mundshme ilegale të disa ish-anëtarëve të Bordit të AKA, ose të jap llogari institucionale për këtë degradim të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
ORCA i bënë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MAShT që në afatin prej 90 ditësh për ankesë, ta bëjë të pamundurën që AKA të kthehet në EQAR duke garantuar për pavarësinë e institucionit.
European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR) është organizatë evropiane e institucioneve akredituese e cila shqyrton si organ i jashtëm sigurimin e cilësisë nga këto institucione. Kosova ka qenë një ndër pak vendet e rajonit që ka qenë pjesë e kësaj organizate./Arbresh.info
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...