Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar nxënësit se shumë shpejtë si lëndë zgjedhore në shkolla do të futet edhe “ Edukimi për Siguri”.
“Do ta vendosim si lëndë zgjedhore Edukimin për Siguri për t’i njoftuar të rinjtë mbi atë se çka nevojitet për siguri. Është miratuar ligji për Agjencinë e Akreditimit”, ka thënë Nagavci në një konferencë për media ku u prezantuan punët e realizuara gjatë muajit qershor, shkruan Arbresh.info.
Nagavci njoftoi se ditë më parë është ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për këshilltarët për karrierë në institucionet e arsimit professional, i cili rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP).
Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka folur edhe për rezultate e provimit të maturës shtetërore të cilat janë publiukuar dje ku sipas Nagavcit kalueshmëria në afatin e paraë ishte 66.04 përqind./Arbresh.info.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit