Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot është përuruar shkolla fillore “Edmond Hoxha” në Junik.
Sipas Nagavcit, vlera e kësaj kontrate është 1.5 milionë euro ndërsa objekti shkollor do të ketë hapsirë prej 5700 m2, shkruan Arbresh.info.
“Kjo shkollë do të përbëhet nga 25 klasa të cilat përfshijnë 3 klasa për para fillorë, salla për drejtorë dhe arsimtarë, kabinete për IT dhe Biologji, tre laboratorë, ngrohje dhe hapësira të tjera përcjellëse.”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
“Infrastruktura e mirë shkollore i kontribuon mësimdhënies së avancuar dhe edukimit të gjeneratave të reja në frymën bashkëkohore, të përgatitura për zhvillimin e vendit. Andaj, pa u ndalë do të vazhdojmë angazhimin tonë në këtë drejtim.”, tha ndër të tjera ajo./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje