Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin për pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë.
Sipas këtij vendimi, obligohen të gjitha IAL-të në Republikën e Kosovës që me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të AKA-së të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara, në platformat e përcaktuara me Manualin e AKA-së për akreditim.
Ky vendim obligon zbatimin e përpiktë të standardeve evropiane të cilësisë të cilat thonë se, institucionet (e arsimit të lartë) kanë politika dhe procese që garantojnë dhe përmirësojnë cilësinë e aktiviteteve të tyre, si hulumtimi dhe qeverisja.
Njoftimi i plotë:
Stafi akademik duhet të jenë persona me integritet e kredibilitet të lartë profesional e personal ndërsa institucionet e arsimit të lartë duhet të sigurojnë respektim të standardeve të ndershmërisë akademike brenda institucionit. Ndonëse plagjiatura konsiderohet si formë e rëndë e shkeljes së etikës akademike, fatkeqësisht raste të tilla u raportuan së fundi në Universitetin e Prishtinës.
Në linjë me këtë, kam nënshkruar sot vendimin për pajtueshmërinë e punimeve dhe publikimeve shkencore me etikën në hulumtim të stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL). Me këtë vendim, obligohen të gjitha IAL-të në Republikën e Kosovës që me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të AKA-së të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara, në platformat e përcaktuara me Manualin e AKA-së për akreditim.
Ky vendim obligon zbatimin e përpiktë të standardeve evropiane të cilësisë të cilat decidivisht thonë se “institucionet (e arsimit të lartë) kanë politika dhe procese që garantojnë dhe përmirësojnë cilësinë e aktiviteteve të tyre, si hulumtimi dhe qeverisja”. Si ministre e Arsimit pres që rastet e plagjiaturës të raportuara deri tash të trajtohen me seriozitet nga organet e Universitetit të Prishtinës.
Ngritja e cilësisë në arsimin e lartë është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe MAShTI-it për çka jemi duke u angazhuar shumë që nga fillimi i mandatit./arbresh.info/
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...
PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nesër mbledh ...