Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se do të hapen edhe tri çerdhe të reja.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo tha se të gjithë fëmijët meritojnë kujdesin institucional.
“Edhe 3 çerdhe të reja. Të gjithë fëmijët meritojnë kujdes institucional për zhvillim të shëndetshëm në fëmijërinë e hershme”, tha ajo.
Tutje ministrja tha se në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, kemi hapur tenderin për ndërtimin edhe të 3 çerdheve të reja, në Batllavë të Podujevës, Fushë Kosovë dhe në Godanc të Shtimes./arbresh.info/
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...