Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kanë buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci theksoi se është ofruar edhe mundësia për kualifikimin e atyre që kanë interes për t’u punësuar si asistent, përcjell Arbresh.info.
“Një nga premtimet tona që po e përmbushim kanë qenë asistentët për fëmijët me nevoja të veçanta. Si Ministri kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëve. Krahas kësaj kemi ofruar edhe mundësinë për kualifikimin e atyre që kanë interes për t’u punësuar si asistent. Në linjë me këtë kemi hapur sot konkursin për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së shtatë për nivelin e V-të, të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore””, ka shkruar Nagavci.
“Këtë vit shkollor, kualifikimi do të ofrohet në 8 grupe, prej tyre 3 grupe në Prishtinë dhe nga një grup në Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë. Të gjithë kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë kualifikim, do të pajisen me diplomë sipas standardeve të BTEC”, tha tutje Nagavci.
Ministrja shtoi se afati është deri më 14 nëntor 2024./Arbresh.info
Për më shumë detaje, kliko KËTU
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...