Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe për ecurinë e procesit të mësimit në distancë.
Ministrja Bajrami theksoi se organizimi i mësimit në distancë ka qenë sfidues, por me një punë të palodhshme të të gjithë akterëve të përfshirë dhe me ndihmën e donatorëve e partnerëve strategjikë, është arritur që mësimin në distancë ta ndjekin më shumë se 90 përqind e nxënësve.
Ministrja Rexhepi përgëzoi ministren Bajrami dhe MAShTI-n për punën e bërë rreth mësimit në distancë, ndërsa ofroi përkrahjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në procesin e organizimit të Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës, të cilat do të organizohen sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike./arbresh.info/
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë