Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron opinionin publik lidhur me shqetësimet e ngritura rreth pretendimeve të u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, Ferit Idrizi.
MAShT sqaron opinionin publik se për shkak të sjelljeve të pahijshme të Idrizi, në takimin e mbajtur dje në zyrën e ministrit Bytyqi, ku prezentë kanë qenë edhe tre zyrtarë tjerë të MAShT, ministri ka qenë i detyruar për të kërkuar nga Idrizi që t’ia lirojë zyrën.
Të gjitha pretendimet e Idrizi, që sot kanë qarkulluar në opinion janë shpifje, si dhe çdo deklaratë e tij se kinse ministri ka kërkuar nga Idrizi të nënshkruaj ndonjë dokument që bie ndesh me ligjin nuk është e vërtetë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me shpifjet e u.d drejtorit të Departamentit të Integrimeve Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, Ferit Idrizi, menjëherë do të marrë masat e parapara konform legjislacionit në fuqi.
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë