Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se kjo ministri nuk nuk ka vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit.
Siç thuhet në njoftim, sipas Udhëzuesit të përgjithshëm të MASH-it, çdo nxënës duhet ta ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.
Po ashtu në njoftim thuhet se përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASh dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska.
Njoftimi i plotë i MASH-it:
SQARIM
MASh nuk ka vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit. Sipas Udhëzuesit të përgjithshëm të MASh-it, çdo nxënës duhet ta ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.
Përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASh dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska, mjete tjera mbrojtëse dhe dezinfektuese. Kështu që, shkollat do të kenë fond rezervë të maskave.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK