Drejtorët e arsimit nëpër komunat e Kosovës, mund të ballafaqohen me masa ndëshkuese për mosrespektim të vendimit të Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve të humbura.
Këtë e kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, të cilët edhe kanë treguar se në fund do të marrin raport nga drejtoritë komunale dhe nga Inspeksioni i arsimit për procesin mësimor, raporton KTV.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka mbajtur të hënën mbledhje me kryetarë të niveleve komunale, ku ka përsëritur se nuk do të zbatohet vendimi i Ministrisë.
Në këtë mbledhje, kryetarët e sindikatës në nivel komunal, kanë treguar se pavarësisht presioneve që kanë pasur, shumica e shkollave në Kosovë nga e hëna kanë filluar pushimin pranveror.
Diskutim u bë edhe për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, si dhe për gjuhën e përdorur të deputetëve.
Disa përfaqësues të komunave kërkuan të mbahet protestë 1 orësh për gjuhën fyese, që sipas tyre, kanë përdorur deputetët në këtë seancë, por në fund u vendos që të ketë vetëm reagim të shkruar.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit