Në një shkollë fillore të Shkupit, një mësuese nga një klasë që vijon mësimet me prani fizike, u izolua sepse u infektua me virusin korona dhe në vend të saj u angazhua një student.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë se kur një nga mësimdhënësit që janë duke zhvilluar mësimin me prezencë fizike prekët nga virusi korona, drejtuesit e shkollës duhet të gjejnë një zëvendësues tjetër të përshtatshëm nga radhët e mësuesve të punësuar në shkollë.
Nga MASH, shtojnë se ekziston një mundësi tjetër, kur në përputhje me kryetarin e bashkisë, një mësues tjetër punësohet si zëvendësues për mësimdhënësin e prekur me virusin korona deri në tre muaj.
Lidhur me publikimet në internet nga “Sloboden Peçat”, se studentët janë duke i zëvendësuar mësuesit e infektuar me virusin korona, MASH thotë se një person i papunësuar nuk mund ta zëvendësoj një mësues.
“Një person i cili nuk është i punësuar në shkollë, nuk mund të jetë zëvendësues i një mësuesi të sëmurë, kjo do të thotë se nuk mund të jap mësim dhe të plotësojë të dhënat pedagogjike”, nënvizojnë nga MASH./Telegrafi.com/
Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm n...
Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës s...
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht