Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të gjithë mësimdhënësve ua ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.
Limaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ka shumë njerëz që kanë lënë gjurmë në jetën tonë, por askush prej tyre nuk e zë vendin e veçantë që kanë përherë tek ne mësuesit tanë, shkruan portali arbresh.info
Tutje, Limaj iu ka shprehur mirënjohje të gjithë mësuesve për kujdesin dhe këmbënguljen, që me dashurinë dhe përkushtimin e tyre ndër breza krijuan tek secili prej nesh vlerat më të larta njerëzore e kombëtare.
Postimi i tij i plotë:
Në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, të gjithë mësimdhënësve ua uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.
Ka shumë njerëz që kanë lënë gjurmë në jetën tonë, por askush prej tyre nuk e zë vendin e veçantë që kanë përherë tek ne mësuesit tanë.
Mirënjohje të gjithë mësuesve për kujdesin dhe këmbënguljen, që me dashurinë dhe përkushtimin e tyre ndër breza krijuan tek secili prej nesh vlerat më të larta njerëzore e kombëtare.
Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dija dhe dashuria për Atdheun. Dëshira për sa më shumë dije, përherë ka qenë dhe mbetet dëshirë për forcim të identitetit tonë kombëtar.
Gëzuar festën e 7 Marsit! FL
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...