Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj është takuar sot me donatorët dhe partnerët zhvillimor në arsim, me të cilët ka biseduar për gjendjen në arsim dhe përkrahjen e tyre në të gjitha nivelet e arsimit në vend.
Ministri Likaj ka falënderuar partnerët zhvillimorë për ndihmën e madhe që i kanë dhënë arsimit përmes projekteve të mëdha, ndërsa theksoi rëndësinë që ka mbështetja e tyre në realizimin e agjendës qeveritare në arsim.

Gjatë takimit u vu theksoi në ndihmën që kanë dhënë partnerët në situatën pandemike sa i përket mësimit në distancë, por edhe për orientimin e mbështetjes në përgatitjet për situata të reja të mundshme për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik.
Ministri theksoi se në këtë situatë ka nevojë për edhe për këshilla dhe rekomandime nga partnerët në arsim dhe shprehu gatishmërinë e tij që të koordinojë aktivitetet e përbashkëta të MASh dhe partnerëve të arsimit.
Përfaqësuesit e organizatave partnere në arsim shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë ta mbështesin arsimin përmes projekteve që janë duke u realizuar, por edhe për iniciativa të reja rreth menaxhimit të situatës me COVID-19./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...