Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mëngjesin e sotëm ka qenë për vizitë te familja Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë e mësueses së tij të parë, Nafije Dobruna Deva.
Kurti tha se me vajzën e mësuesës së tij, evokuan kujtime të shumta, shkruan Arbresh.info.
“Në mëngjesin e sotëm isha për vizitë te familja Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja ime e parë Nafije Dobruna Deva. Evokuam kujtime të shumta e të paharrueshme me vajzën e mësueses, Afërditën, në këtë shtëpi të vjetër më shumë se dy shekuj, e ku tani banon kolegu im nga qeveria, Agon Dobruna, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve. “, u shpreh Kurti.
Ai tha se mësuesja e tij ishte kombinim i përsosur i disiplinës dhe dashurisë.
“Mësuesja Nafije ishte kombinimi i përsosur i disiplinës dhe dashurisë: sado nxënës i mirë të kesh qenë, asnjë pesëshe nuk ka qenë e kollajshme”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.
“Ajo ka dhënë një kontribut të pamatshëm për arsimimin, edukimin e formimin tim, krahasueshëm me nënën time.”, ka shtuar ajo.
Më tej, ai tha se jeta e mësuesës së tij ishte e vështirë.
“Babai, Ismaili, i internuar për dy vjet në burg në Vjenë si NDSh-ist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës bie në varfëri meqë pushteti i atëhershëm ia rrëmben pasurinë. Ai vdes pak vjet më pas. Nëna, Qazimja i rrit pesë fëmijë jetim. Më e madhja, Nafija, e mbaron Shkollën Normale dhe bëhet mësuese.”, ka shkruar shefi i qeverisë.
Kurti tregoi që mësuesës I ka dhuruar lule dhe po ashtu edhe fotografinë e klasës.
“Përveçse një buqetë me lule, Afërditës ia dhurova fotografinë e klasës I/4 me mësuesen Nafije, nga qershori i vitit 1982. Mandej nga klasa e dytë fotografitë zënë e bëhen me ngjyra.Falënderoj familjen Dobruna për mikpritjen e përzemërt në Ditën e Mësueses.”, shtoi ai.
Në fund ai ia uroi të gjithë mësimdhënësve 7 Marsin./Arbresh.info/
Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...