Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot vizitoi Komunën e Kamenicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Kadri Rahimaj dhe së bashku vizituan çerdhen “Filizat”, për të parë nga afër rezultatet e politikave të komunës për kujdesin ndaj fëmijëve dhe politikat për mbështetje ndaj nënave.
“Komuna e Kamenicës është e para në vend që ofron ushqim të shëndetshëm për fëmijë në çerdhet publike. Menyja e hartuar nga nutricistë, përfshin disa lloje të mishit të peshkut si salmon, levrek, orado, së bashku me fruta dhe perime të freskëta, thjerrëza/drithëra, si dhe lëngje të shtrydhura, duke garantuar ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar për fëmijët. Nën udhëheqjen e kryetarit Kadri Rahimaj, Komuna e Kamenicës gjithashtu ofron sigurim shëndetësor për fëmijët në çerdhe publike, duke mbuluar 100% të kostove për shërbime spitalore dhe 80% për shërbime ambulantive, dhe në shërbime si kujdesi dentar, optik, psikiatrik dhe kujdesi për dëgjim, me mbulim të shërbimeve në territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM.

Ndër të tjera në kumtesë thuhet se këto masa kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të fëmijëve në çerdhen publike të Kamenicës, nga 70 dikur në 120 fëmijë të regjistruar aktualisht, me një listë pritjeje prej mbi 40 fëmijësh. Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka filluar ndërtimin e dy çerdheve të reja: një në fshatin Koretin që pritet të përfundojë në shtator dhe tjetra në fshatin Roganë, ku punimet kanë nisur këtë vit.
“Për më tepër, Komuna e Kamenicës është komuna e parë që ofron pako për çdo fëmijë të porsalindur, në vlerë prej 300 euro me 84 artikuj të ndryshëm, në të cilën përfshihen rroba nga mosha 0 deri në 1 vjeç dhe produkte për kujdesin e nënës. Krahas shtesave të Qeverisë për nënat lehona dhe fëmijët, Komuna e Kamenicës mbështet nënat lehona me nga 200 euro për fëmijën e parë, 250 euro për fëmijën e dytë dhe 300 euro për fëmijën e tretë e tutje”, thuhet në njoftim.
“Sipas kryetarit Rahimaj, këto politika janë vlerësuar dhe mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga prindërit e rinj të kësaj komune. Kryeministri Kurti vlerësoi angazhimin e Komunës së Kamenicës për krijimin dhe zbatimin e politikave shembullore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, si dhe për mbështetjen e prindërve, veçanërisht nënave”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...