Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka folur për sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë kosovare, duke përfshirë këtu edhe sakrificën e mësimdhënësve.
Haradinaj ka thënë se gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe do të punojnë në trajtimin e kërkesave të tyre.
Sipas tij, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të 90-ta, ka një rëndësi të veçantë.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:
“Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore.
Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka po ashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë.
Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”, ka shkruar Haradinaj.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...