Kosova për herë të parë bartëse e projektit ‘Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë’, i financuar nga BE

10:31 | 13 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kolegji Ndërkombëtar Biznesi në Mitrovice (IBCM) ka filluar nismën e projektit: “Krijimi i qendrave nga teoria në praktikë për inovacion dhe punësim”, projekt ky i cili financohet nga Agjencia e BE-së EAsCEA, transmeton arbresh.info.

Ky projekt ka për qëllim të rris ngritjen e kapaciteteve dhe cilësisë në arsimimin e lartë.

Ndër të tjera është projekti i parë në Ballkan ku Kosova për here të parë është bartës kryesor i grantit dhe udhëheqës projektit ndërkombëtar.

Drejtori i këtij kolegji Brain Staines ka folur për kolegjin IBCM.

Ai ka thënë se ky kolegj ka programe të mira ku studentët studiojnë në gjuhën angleze.

“Përmes këtyre programeve njerëzit mund të gjejnë punë më lehtë. Po ashtu këtu kemi edhe profesorë ndërkombëtare përfshirë edhe mua si drejtor. Këtu e kemi kurse të ndryshme ndërsa për herë të parë kemi kursin ‘Krijimi i qendrave nga teoria në praktikë’ , pasi që edukimi nuk është vetëm të mësosh dhe edukohesh por edhe të bësh punën në praktikë. Kjo ditë është e veçantë jo vetëm për këtë kolegj por për të gjitha institucionet arsimore padi që për herë të patë po aplikohet një projekt i tillë”, ka thënë ai.

Koordinatorja e këtij projekti Mihone Kerolli ka prezantuar projektin “Krijimi i qendrave nga teoria në praktike për inovacion dhe punësim”.

Ajo ka thënë se ky program është në bashkëpunim me partnerët e arsimit në Kosovë si Ministria e Arsimit si dhe institucionet tjera edukuese.

“Prioritetet e projektit janë të ofrohet cilësi në arsimimin e lartë, të implementohen kurrikula të reja të cilat ofrojnë shkathtësi në arsimim të lartë”, ka thënë ajo.

Ky projekt i nisur nga Kolegji Ndërkombëtar Biznesi në Mitrovicë (IBCM), do të bëhet në partneritet me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Pejës, Universitetin e Ferizajit, Fakultetin Ekonomik Leposaviq, Universitetin e Bonit, Universitetin e Lublanës, Universitetin Kombëtar për Ekonomi nga Bullgaria, Kolegjin Graiciunas nga Lituania, North West Regional College nga Mbretëria e Bashkuar dhe Odën Ekonomike të Kosovës./Arbesh.info/