Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për gjendjen në arsim, planet për të ardhmen, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Duke folur për prioritetet në programin qeverisës, ministri Bytyqi, përmendi mungesën e madhe të hapësirës shkollore për të realizuar mësimin tërë ditor, për çka edhe kërkoi ndihmën e të gjithë partnerëve dhe shteteve mike.
Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Kroacinë në fushën e arsimit.
Ndërsa, diplomatja kroate shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në arsimin parauniversitar dhe atë universitar.
Cili është shkaku i lotëve të Gjestit?
Kurti e Konjufca bënë homazhe në nderim të dëshmorëve Zhitia...
Nga e hëna rinis operacioni italian i transportimit në Shqip...
“Po na vrisni”, mesazhet pikante nga protesta e opozitës në ...
Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rru...
Mosbindja civile zhvendoset në Shkodër, nis marshimi i prote...