Këshilli i lartë për kërkime shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrics Lab, e që njihet kryesisht për listën Webometrics të universiteteve, ka publikuar edicionin e dhjetorit të ranglistës së universiteteve sipas citimeve në Google Scholar.
Kjo listë, në të cilën përfshihen vetëm 5 mijë universitete botërore, ndryshe nga rangimi në Webometrics ku rangohen rreth 30 mijë sish, bazohet në publikimet dhe hulumtimin shkencor të institucioneve të arsimit të lartë. Në edicionin e dhjetorit, i cili u publikua sot, në ranglistën në fjalë janë përfshirë vetëm dy institucione nga Kosova: Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB.
Ndryshe, nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, përveç dy institucioneve nga Kosova në rangimin sipas Google Scholar është përfshirë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, përderisa Kolegji AAB mbetet i vetmi institucion jopublik në trojet shqiptare, që ka arritur të përfshihet në këtë rankim.
Rankimit sipas Google Scholar, i prijnë universitetet amerikane, si Universiteti i Harvardit i cili mban pozitën e parë, ndërsa në top dhjetëshen e parë rangohen edhe Universiteti Cambridge e Oxfordit./Arbresh.info
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj