Edhe pse monitorimi i institucioneve të arsimit të lartë është i paraparë me ligj, një gjë e tillë nuk është bërë asnjëherë. Kjo situatë ka mundësuar që këto institucione, sidomos kolegjet private, të shkelin kushtet e akreditimit, gjë që ndikon edhe në cilësinë e studimeve. Monitorimi po dështon sepse Agjencia e Kosovës për Akreditim nuk ka kapacitete njerëzore për ta kryer këtë obligim.
Organizata “ÇOHU” ka publikuar analizën e radhës në të cilën thuhet se “institucioneve të arsimit të lartë u është lënë hapësirë që procesin e mësimdhënies ta mbajnë siç duan vetë”.
Sipas kësaj organizate shumë prej kolegjeve kanë pranuar studentë pas konkursit, në shumicën e programeve nuk organizohet provimi pranues, rekrutimi i stafit bëhet pa konkurs, etj.
Preportr ka raportuar se ka numër të madh të studentëve që janë regjistruar nga kolegjet private duke tejkaluar numrin e lejuar, apo edhe duke i regjistruar në programe të paakredituara.
Hulumtimi i plotë KËTU./arbresh.info/
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...