Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i është kundërpërgjigjur deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila fajin për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për arsimtarët ua hodhi fajin komunave, duke shtuar se ato e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë këtë herë.
Ibrahimi për arbresh.info tha se të gjitha komunat të gjitha komunat i kanë dorëzuar listat nivelit qendror siç është paraparë me afatin ligjorë.
“Listat e pagave janë dërguar në nivelin qendrorë, përkatësisht në thesar dhe ligjërisht niveli qendrorë nuk mund të ndërhyj në listat e pagave. Niveli Qendrorë e ka kompetencë vetëm ekzekutimin e pagave. Komunat i kanë mjetet e tyre financiare të cilat i ka nda Parlamenti i Republikës së Kosovës në ligjin për ndarje buxhetore dhe buxhet për vitin 2022” tha Ibrahimi për arbresh.info.
LEXO EDHE
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...