SBAShK-u ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues lidhur me veprimet sindikale që ata do i ndërmarrin lidhur me mos realizimin e kërkesave të tyre.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharj ka thënë se ekzekutivi nuk i ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara në qershor të vitit të kaluar.
“E vetmja pikë e këtij këshilli të jashtëzakonshëm është marrja e veprimeve sindikale të SBAShK-ut për shkak të mos respektimit nga ana e koalicionit qeverisës të marrëveshjes së nënshkruar me SBAShK-un me 5 qershor 2017.
Për të arritur që këto çështje, t’i vëmë në jetë me dialog kemi pasur dy takime me kryeministrin Haradinaj, dhe në dy takimet me autorizimin tuaj e kam adresuar vetëm si çështje ligjin për statutin e mësimdhënësve të Kosovës ne kemi marrë premtimin e tij dhe ka thënë një po të fuqishme”, tha Jasharaj.
Ai tha se për veprimet tjera nëse kërkesat nuk plotësohen, do të vendoset në kongresin që do të mbahet më 24 shkurt.
“Unë jam I bindur se nëse nuk lëvizin çështjet sidomos te ligji për statutin e mësimdhënësve të viteve të 90, gjasat janë tepër të mëdha që kongresi të shkojë në grevë të pacaktuar, e cila do të zgjasë deri sa të plotësohen kërkesat një nga një”, tha Jasharaj.
Nënkryetari i SBAShK-ut, Lutfi Mani ka treguar për listat e anëtarëve të SBAShK-ut, nëpër komuna të cilët kanë mbështetur sindikatën për marrjen e vendimeve sindikale për mos realizimin e kërkesave nga qeveria.
“Gjithsej janë 85% e anëtarësisë së SBAShK-ut apo institucioneve tona në nivel të shtetit që deri në ditën e djeshme kanë mbështet kërkesat e juaja për veprime të sindikatës”, tha Mani./EO
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...