Avokati i Popullit ditë më parë ka nxjerrë Opinionin në lidhje me parandalimin e nepotizmit në Universitetin e Prishtinës, me ç’rast rekomandohej ky i fundit që të vë në jetë legjislacionin e brendshëm dhe praktikat më të mira të parandalimit të nepotizmit.
Edona Hajrullahu zëvendës e Avokatit të Popullit, tha se kanë pasur bazë që kanë filluar punën që të hetohet problemi për parandalimin e nepotizmit.
“Nepotizmi duhet të luftohet në të gjitha instancat dhe të gjitha nivelet. Ne kemi qëllim që të i tregojmë universitetit që në kemi idenë që të luftojmë nepotizmin”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj me opinion për Universitetin e Prishtinës, kanë qëllim që të mos diskriminohen qytetarët. “Ne kemi marrë shembuj dy universitete, të Havardit dhe Kembrixhit”, tha ajo.
Hajrullahu bëri me dije se Universitetin i Prishtinës, ka shprehur gatishmëri që të bëj ndërrim në atë pikë.
Rama: Nuk ka ngadalësim të procesit të integrimit, Shqipëris...
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...