Vazhdojnë skandalet me tekstet shkollore të Republikës së Kosovës. Një i tillë është edhe në Librin e Sociologjisë për klasat e 12-të.
Në këtë libër shkruan se si Kosova ende qenka nën administrimin e UNMIK-ut, edhe pse Kosova e ka shpallur pavarësinë që gati 10 vjet.
“… Kosova është në një proces kompleks të transformimeve politike, ekonomike dhe kulturore. Vendi ynë është vënë nën Administratën e Përkohshme Ndërkombëtare me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 10 qershor 1999”, shkruan në Sociologjinë e klasës 12-të, raporton lajmi.net.
Po ashtu, aty shkruan se si në Kosovë institucionet vendore veprojnë në pajtim me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme.
E Kosova, që 9 vjet e më shumë funksion me Kushtetutën e Republikës së saj, sepse me shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008 ka pushuar së funksionuari Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut, si dhe institucionet tjera që i kishte themeluar administrata ndërkombëtare.
Në këtë tekst po ashtu flitet edhe për Përfaqsuesin Special të OKB-së bë Kosovë, i cili, thuhet aty, ka kompetenca të rezervuara (të pakontestueshme). Ka kohë që kanë marrë fund kompetencat e kryeadministratorit të Kosovës.

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit