Debati publik për projektligjin e arsimin e lartë dhe atë për profesionet e rregulluara ka vazhduar sot në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, edhe në këtë debat theksoi se me projektligjin për arsimin e lartë, po synohet reforma në shumë aspekte në këtë nivel të arsimit, e cila do të ngrisë cilësinë në arsim dhe në menaxhim në arsimin e lartë.
Ky Projektligj, sipas ministri Bajrami, vendosë standarde të larta për ato institucione që do të gëzojnë statusin e universitetit, ndërsa është forcuar roli i Senatit, të cilit organ i janë dhënë të gjitha kompetencat e vendimmarrjes akademike, ndërsa rektori do të jetë po ashtu produkt akademik.
Ndërsa, duke folur për zhvillimin dhe perspektivën e Universitetit “ Ukshin Hoti “ në Prizren , mistri Bajrami theksoi ky institucion padyshim është një storie e suksesit për faktin se ka programe atraktive dhe do të jetë përherë në fokus të interesimit të të rinjve që të kryejnë shkollimin e lartë në Prizren .
Ministri Bajrami ftoi profesorët dhe studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” që të jenë pjesë e debatit për projektligjin për arsimin e lartë, në mënyrë që të kemi një ligj, i cili do të sjellë reforma në të mirë të ngritjes së cilësisë.
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...