Ambasadori i Francës, Didier Chabert, ka përuruar zyrën e informacionit “Campus France” rreth studimeve në Francë.
Ai ka thënë se kjo është ngjarje e mirë për marrëdhëniet ndëruniversitare mes Francës dhe Kosovës.
“Kampus France e ka për detyrë punën e studentëve. Kampus Francë ka tri elemente që ua sjell studentëve kosovarë që duan të studiojnë në Francë. Informojnë studentët për studimet në Francë, nëse jeni të interesuar ta bëni një trajnim për agronominë në Francë ju vini këtu dhe ne iu tregojmë për vendet më të mira. Pasi t’i merr studenti informatat për vendin ku do të studioj ai në Kampus Francë mund ta bëjë profilizimin për studimin e tij. Në Kamoua Francë e gjeni ndihmën për dokumentacionin e nevojshëm administrativ”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info.

Sipas tij diplomat që merren njihen ndërkombëtarisht.
“Ekziston një mekanizëm që njeh diplomat në tërë botën. Franca çdo dy vite merr çmime Nobel. Do të thotë që Franca nuk jeton në të kaluarën shkencore por në të tashmen. Çdo vjet në Francë 20 për qind e buxhetit shkon në arsim që do të thotë 10 mijë euro për student në vit. Arsimi i lartë francez nuk bënë dallim për studentët e huaj. Përveç studimeve në Francë ka shumë projekte të inplementuara nga fakultetet”, shtoi ai.
Ndër të tjera ambasadori Chabert tha se Franca është ekonomia e katërt botërore dhe se sipas tij grupet më të mëdha botërore janë franceze.
“Si në fushën e naftës e në fusha të tjera ekonomike. Andaj të studiosh është mirë sepse Franca ka cilësi të jetës së mirë. Studentët që vijnë të studiojnë ne France kanë të garantuara sigurimet shëndetësore, gastronominë, kafiterit e gjëra tjera. Një student që vie të studioj në Francë nuk do ti bije pizhmon”, shtoi ai
Ai ka thënë se viteve të fundit është rritur numri i studentëve të huaj që studiojnë në Francë.
“Besoj që do ta rris edhe numrin e studenteve kosovarë. Mundësia është këtu dhe kam takuar shumë studentë qe kanë kryer studimet në Francë e tani janë kthyer dhe bëjnë një jetë shumë profesionale. Për të gjithë ata që hezitojnë të vijnë në Francë që të studiojnë në gjuhën frënge ose nuk e dijnë gjuhën e keni Aleancën Franceze në Prishtinë që iu ndihmon për të gjithë ata që duan ta kenë nivelin e nevojshëm që të studiojnë në Francë”, tha ai/Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1323412851133062/

Parashikimi i motit për sot
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...