Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shprehur mbështetjen e saj për Bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për shqyrtimin e aplikimeve të akreditimit të universiteteve.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se Bordi duhet të jetë i lirë nga ndikimet e jashtme, që të sigurohet cilësia në edukim për secilin student, transmeton portali arbresh.info.
“Sot, Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), do të rishikojë aplikimet e akreditimit të universiteteve në Kosovë. Ne mbështesim pavarësinë e këtij Bordi, të lirë nga ndikimi i jashtëm, në mënyrë që të sigurohet që cilësia e edukimit të jetë në dispozicion të secilit student. E ardhmja e Kosovës varet në përgatitjen e studentëve të së sotmes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./arbresh.info/
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...
Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...