Për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë mirënjohje për 75 mësimdhënës të cilët do të pensionohen deri në fund të këtij viti.
Në këtë ceremoni, e cila u mbajt në Gjimnazin Filologjik “Eqrem Qabej” në Prishtinë, kryetari Rama tha se kontributi i mësuesve nuk duhet të harrohet dhe assesi të nënçmohet.
“Ne e dimë se ndër breza, kontributi i mësuesve ka qenë jetik për mbijetesën e popullit të Kosovës, kontributi i tyre përmes arsimimit të brezave që më pas e formuan shtetin tonë, është madhështor, duhet ta çmojmë me shumë kujdes dhe nuk duhet të harrohet”, tha Rama në këtë ceremoni.
Ai theksoi se edhe në kohët e okupimit mësuesit janë përkujdesur që popullin mos ta lënë pa arsimim dhe shkollim, përkundër vështirësive që u përballën.
“Në kohën e okupimit jugosllav, okupimit të vështirë e barbar, kanë qenë pikërisht këta mësues, shumë prej tyre që po pensionohen tash, që nuk e kanë lënë kurrë popullin dhe fëmijët në veçanti pa mësim. Janë ndjekur, besa edhe janë vrarë, janë persekutuar, por kurrë nuk janë dorëzuar në misionin e tyre të madh, arsimimin e fëmijëve të Kosovës”, ka thënë Rama.
7 Marsi po festohet sot në mbarë vendin, si një ditë e veçantë për mësuesit./arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri