Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagvci bëri të ditur se vlera e kësaj burse do të jetë 8 mijë e 500 euro, shkruan Arbresh.info.
“Konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës. Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës.”, ka shkruar ministrja.
“Thirrja do të jetë e hapur deri më 14.10.2024, në ora 16:00 ndërsa detajet më të hollësishme mund t’i gjeni në këtë link: Për studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi!”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër