Fëmijët në klasën e parë dhe në parafillorë do të mund të regjistrohen nga data 22 qershor deri më 10 korrik, të këtij viti, duke respektuar distancën sociale, rekomandim ky i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).
Kështu bënë të ditur në një përgjigje dërguar Telegrafit, nga zyra për informim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Sipas tyre, për shkak të pandemisë rekomandohet që regjistrimi i fëmijëve të bëhet nga prindi ose kujdestari ligjor, pa prani të fëmijës.
“Shkolla do të organizojë procesin e regjistrimit të fëmijëve në mënyrë që të mbahet distanca sociale sipas IKSHPK-së. Dorëzimi i dokumenteve për regjistrim në klasën e parë dhe klasën parafillore bëhet gjatë periudhës së regjistrimit. Secili prind është i obliguar të caktojë termin për regjistrim me shkollën. Shkolla do të publikojë kontaktet e shkollës”, kanë thënë nga zyra e informimit për Telegrafin.
Ndërsa, përfundimi i mësimit për klasat e para, të teta dhe parafillorët do të bëhet më 26 qershor.
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...
Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i as...
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore