Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se brenda pesë ditëve në katër komuna janë vënë tre gurthemele për tri çerdhe të reja dhe një shkollë e re.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti thekson se 320 parashkollorë në Podujevë, Deçan dhe Prizren do të kenë hapësira të reja të edukimit të hershëm, shkruan Arbresh.info.
Kurse për filloristët e fshatit Vrajakë dhe Bratotin të komunës së Rahovecit, shefi i ekzekutivit shtoi se ata tashmë gëzojnë objektin e ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”.
“Tre gurthemele për tri çerdhe të reja dhe një shkollë e re në katër komuna brenda pesë ditëve. 320 parashkollorë në Podujevë, Deçan dhe Prizren do të kenë hapësira të reja të edukimit të hershëm, kurse filloristët e fshatit Vrajakë dhe Bratotin të komunës së Rahovecit tashmë gëzojnë objektin e ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”. “, shkroi Kurti.
“Kujdesi dhe përgatitja e gjeneratave të reja duhet të fillojë herët, sa më herët.”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, kryeministri Kurti thotë se edukimi i hershëm është vendimtar për zhvillimin e fëmijëve tanë.
“Prandaj edukimi i hershëm është vendimtar për zhvillimin e fëmijëve tanë, e çerdhja dhe shkolla janë vendi ku shteti për herë të parë dëshmohet para tyre.”, përfunfoi ai./Arbresh.info/
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV