Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku është informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla, përgatitjet për përmbylljen e vitit shkollor, organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë, mënyrën e organizimit të mësimit online dhe çështjen e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore.
Hoti në takim me Likajn kanë folur edhe shkollat e Kamenicës.
Postimi i plotë:
Sot jam takuar me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku u informova lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla, përgatitjet për përmbylljen e vitit shkollor, organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë, mënyrën e organizimit të mësimit online dhe çështjen e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore.
Me ministrin Likaj, diskutuam edhe rreth gjendjes së krijuar në arsimin para universitar të komunës së Kamenicës, si pasojë e mos vijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave, si dhe rreth procesit të përmbushjes së obligimeve që ka MASH, për ri-anëtarësim në ENQA, dhe situatës së krijuar pas dorëheqjes së anëtarëve Këshillit Shtetëror të Cilësisë./arbresh.info/
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë