Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj sot ishte i ashpër në fjalimin e tij.
Në protestën e mbajtur sot në Ditën Ndërkombëtare të Punës Jasharaj duke iu drejtuar Qeverisë tha se mos t’i shohin pakicë, nëse nuk shikohen kërkesat e tyre, i gjithë sheshi do të mbushet plot me protestues.
“T’ua kujtoj institucioneve që mos të na shohin pak sot, sepse dhe në arsim filluam me pak. Filluam me një protestë modeste, vazhduam me 1 orë grevë. Ata nuk dëgjuan zërin tonë, pastaj ndodhi greva 3 javore, i tërë shteti u ngrit në këmbë. Nëse shteti nuk i shikon kërkesat tona, atëherë unë jam i sigurt që ky shesh do të mbushet plot, pastaj mbase do të jetë dhe vonë që të merren me kërkesat tona, prandaj i them Qeverisë merru me kërkesat tona, sepse nesër mund të bëhet vonë”, tha Jasharaj./KosovaPress/
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para ...