Nën sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, është hapur edicioni i 22 i festës së vjeljes së rrushit – “Hardh Fest”.
Vreshtarët e Rahovecit tregojnë për vështirësitë që kanë kaluar deri tek vjelja e rrushit.
Vreshtari Mirsad Mazreku nga Rahoveci tregoi për Arbresh.info se me këtë biznes është rritur kurse tanimë punojnë familjarisht dhe shpreson që edhe fëmijët e tij ta vazhdojnë të njëjtën gjë.

Kurse vreshtari Nysret Shala që vjeljen e rrushit e bën bashkë më vëllain Xhevdetin i cili shtynë pushimet për të ardhur nga Gjermania vetëm për rrushin, tha se është përballur me shumë sëmundje të rrushit.

Shala tha se përveç subvencioneve nuk ka marr asnjë fond tjetër nga qeveria apo komuna, duke shtuar se momentalisht janë vetëm gjashtë punëtorë.
Kujtojmë që vjelja e rrushit në Rahovec për çdo vit përcjellët edhe me festën e vjeljes ‘Hardh Fest” që organizohet që nga viti 2001.
Hardh Fest, ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më datën 3 shtator, n’Konak të Rahovecit. /Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...