Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së.
Tre anëtarët e Bordit të RTK-së janë zgjedhur Agron Gashi me 43 vota, Sali Bashota me 39 vota dhe Lirim Geci me 39 vota, raporton Koha.net.
Në votim kanë marrë pjesë 65 deputetë ndërsa 3 votime kanë qenë të pavlefshme.
Për tre pozita nga radhët e komunitetit shqiptar fillimisht u propozuan 6 kandidatë: Emira Bajqinca, Agron Gashi, Vilma Biba, Sali Bashota, Lirim Geci dhe Arlinda Demiri.
Anëtarët e Bordit emërohen me mandat 3 vjeçar.
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...