Kryediplomati kosovar shpjegoi në Rubikon të KTV-së shtrëngimin e duarve që kishte me presidentin amerikan, për të cilën u publikua një video në të cilën dëgjohej një gazetar kosovar duke i thënë Pacollit “Jepja dorën Trumpit”.
“Në New York e kam takuar në 1997, në 87-n e kam takuar në Moskë. Atëherë kemi biseduar gjatë, shumë gjatë por ishte një biznesmen atëherë dhe sigurisht se po ta dija që do të bëhet president atëherë do të investoja në miqësinë me të. Ai bën me dorë dhe bën me drejtim dhe në një moment një polic që ishte afër ma qet dorën në shpinë, më shtyn drejt tij edhe ja jepi derën. Nëse nuk do të ekzistonte një sinjal që ai nuk do ta jep dorën, ti nuk mund ta bësh. Vetë polici ma hap kordonin, më udhëzon për më shku e me ja zgjat dorën”, shpjegoi Pacolli.
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit
Dialogu Kosovë–Serbi, Serwer: Kosova duhet të vazhdojë ta ke...
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të IS...
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...