Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Shkup ku ka takuar homologun e tij, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin.
Në këtë takim, Hoxhaj e Osmani diskutuan në lidhje me votën në Kuvendin e Maqedonisë për inicimin e ndryshimeve kushtetuese për marrëveshjen e Prespës, me ç’rast Hoxhaj e uroi Osmanin për rezultatin.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se vota në Kuvendin e Maqedonisë dëshmoi edhe njëherë se shqiptarët janë faktori më proevropian atje. Shtoi se as vota e djeshme e as marrëveshja e Prespës nuk do të mund të arrihej pa mbështetjen e shqiptarëve.
“Takim i këndshëm në Shkup me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin. Urimet më të përzemërta shtetit mik për votën e djeshme ne parlament për t’i iniciuar ndryshimet kushtetuese. Shqiptarët në Maqedoni janë faktori më properëndimor, dhe kjo u dëshmua edhe në ditën e djeshme, meqë as Marrëveshja e Prespës e as vota në Kuvendin e Maqedonisë për këtë marrëveshje nuk do të mund të arrihej pa shqiptarët”, tha Hoxhaj përmes Facebookut
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër
Kuvendi i Kosovës po trajton rezolutën për procesin gjyqësor...
Betohen 18 deputetë të rinj, zëvendësojnë ata që u bënë pjes...