Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në Kongresin e Tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë, event ky i cili u mbajt në Shkup.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve Hoxhaj tha se në dy dekadat e funksionimit të saj, Lidhja Shqiptare në botë është angazhuar vazhdimisht për shqiptarët; evropianizimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin në NATO; ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe pavarësinë e saj; si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nëpër shtetet ku jetojnë.
“Shekulli 21 do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan nëse bashkë tregojmë kapacitet politik, ekonomik dhe shoqëror në përmbushjen e kësaj aspirate”, tha Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se duhet shpejtësi e re në rrugën eurointegruese duke i bërë shqiptarët pjesë të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera euro-atlantike. Shtoi se shqiptarët sot kanë më shumë stabilitet, më shumë të drejta politike, janë më të fortë ekonomikisht dhe më të modernizuar si shoqëri.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...