Një delegacion i qeverisë së Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një vizitë zyrtarë në Tiranë.
Delegacioni i qeverisë së Kosovës, janë pritur nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.
Në këtë takim është diskutuar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare që do të mbahet muajin e ardhshëm në Pejë.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Limaj ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të rishikojë edhe një herë çështjen e çmimit të taksës rrugore sepse, sipas tij, është e papranueshme vendosja e kësaj tarife kaq të lartë për për qytetarët dhe për bizneset. Po ashtu Limaj ka kërkuar edhe heqjen e skanerit për kontrollin që iu bëhet bizneseve kosovare që kalojnë nëpër Shqipëri, e që iu shkakton kosto shtesë bizneseve.
“Jemi të shqetësuar me vendosjen e çmimit të taksës rrugore në Rrugën e Kombit. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë pritur mirë vendosjen e kësaj tarife dhe ne bashkërisht duhet ta gjejmë një zgjidhje dhe ta tejkalojmë. Po ashtu duhet t’i heqim barrierat që po pengojnë bizneset tona, siç është çështja e skanerit”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Në këtë mbledhje po ashtu përfaqësuesit e dy qeverive janë dakorduar për një sërë marrëveshjesh që do të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive.
Kësisoj, në mbledhjen që do të mbahen në Pejë gjasat janë që të nënshkruhet marrëveshja, e cila i mundëson Kosovës një portë hyrse në portin e Durrësit. Poashtu, marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve andej e këndej kufirit, marrëveshja për njohjen reciproke të patent shoferëve, marrëveshja për heqjen e romingut pastaj marrëveshja për heqjen e barrierave jotarifore si dhe të krijohet një grup punues i përbërë nga dy qeveritë i cili do të diskutonte për çështjen e tarifës rrugore dhe skanerit.
Limaj poashtu ka kërkuar nga qeveria shqiptarë themelimin e një zyrë në Prizren për zhdoganimin e prodhimeve me origjine nga Kosova dhe Shqipëria.
Pjesë e delegacionit të qeverisë së Kosovës në këtë mbledhje përvec Limajt ishin edhe zv/kryeministri, Dardan Gashi, ministrat Bejtush Gashi e Endrit Shala zv-ministrat, Fatmir Gashi e Rexhep Kadriu si dhe drejtori i doganave të Kosovës, Bahri Berisha.
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna