Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, mund t’ia japë votën opozitës për të rrëzuar Qeverinë e Ramush Haradinajt.
Ai, thotë se dëshiron t’i sheh disa “demagogë” se ku do të përfundojnë pas zgjedhjeve.
“As në pushim nuk të lënë disa demagogë me deklarata koti, e në fakt dy vota si kanë pas veti”, shprehet Berisha, shkruan “PrizrenPress”.
Deputeti i Nismës, Zafir Berisha nuk e kishte votuar Qeverinë e Haradinajt, ndonëse partia e tij është pjesë e saj.
Ai, vazhdimisht ka kërcënuar se do t’ia japë votën opozitës , nëse kjo qeveri nuk punon në të mirë të qytetarëve.
“Gati janë duke më bërë, me ja dhënë votën opozitës, vetëm me i pa ku përfundojnë disa demagogë, nëse mbahen zgjedhjet”, tha Berisha./PrizrenPress/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...