Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, thotë se Serbia ishte e gatshme që t’i përgjigjej çfarëdo sfide që do të mund të sillte krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Këto deklarata vartësi i Vuçiqit i ka bërë në një intervistë për ‘rts’, ku ndër të tjera ka folur edhe për investimet që do të bëjë në ushtrinë e Serbisë dhe nevojën që Serbia të ketë një ushtri më të fortë.
Për Vulinin, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk e ka ndryshuar balancën e forcave në rajon.
Sipas tij, krijimi i Ushtrisë, ka qenë i panevojshëm.
“A do të hyjnë në luftë me Shqipërinë?, apo do të pushtojnë Maqedoninë veriore, apo do të sulmojnë Serbinë dhe serbët?. Nuk ka asnjë arsye për krijimin e kësaj ushtrie”, ka thënë Vulin, transmeton Express.
Ushtria e Republikës së Kosovës është krijuar me 14 dhjetor të vitit 2018, me votë unanime nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në mbështetje të Ushtrisë, kanë dalë SHBA-të, Gjermania, Franca e Britania e Madhe.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...