Përderisa po përballet me protesta të mëdha kundër tij, presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka folur edhe një herë për takimin e 29 prillit në Berlin me udhëheqësit kosovarë.
Ai ka ripërsëritur edhe njëherë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, takimi i 29 prillit në Berlin do të jetë shumë i vështirë për Serbinë.
“S’ka vazhdim të dialogut pa heqjen e taksës. Takimi i 29 prillit në Berlin do të jetë ekstremisht i vështirë për Serbinë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.
Vuçiq po ashtu ka thënë se janë vetëm spekulime mediatike të opozitës deklaratat se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Kujtojmë se më 29 prill në Berlin do të ndodhë takimi i liderëve të Ballkanit me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Aty do të jenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe kryeministri Haradinaj, bashkë me homologët e tyre serbë.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje