Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përmendur edhe sot çështjen e Kosovës gjatë tubimit partiak, duke theksuar se vazhdon të mbetet më problematikja.
“Kur është fjala për Kosovën, ajo është më e vështira e problemeve tona, unë do të flasë për atë që nuk ju pëlqen por do ta them vetëm të vërtetën. Nga fjalët e ëmbla të paraardhësve tanë kemi pasur vetëm veprime dhe pasoja të tmerrshme. Më mirë fjalët të jenë të vështira por fëmijët tonë të kenë një të ardhme”, është shprehur Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, arsyeja e lartcekur është pse ai do vazhdojë të merret me zgjidhjen e këtij problemi.
“Ata që mendojnë se do të marrin gjithçka le ta dinë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nuk ka asnjë presion që na bënë të heqim dorë nga interesat jetësore”, ka theksuar presidenti serb.
Ai ka shtuar se do të bëjnë një kompromis për Kosovën por duke mos lejuar që Serbia të mposhtet.
Po ashtu, Vuçiq ka deklaruar se Serbia është drejt rrugës evropiane mirëpo ka theksuar se nuk do të heq dorë nga Kina dhe Federata Ruse.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...